Video-mesazh/ Rama tregon forcën: Ushtria në gatishmëri me 6 mijë trupa dhe 1 mijë …

385
0

Rajoni i Ballkanit nuk është aspak i qetë, pas deklaratave respktive nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit dhe ndarje territoresh. E teksa ditën e djeshme në këtë debat u përfshi edhe politika në Shqipëri nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video të përgatitjes së Forcave të Armatosura.

A mbart ky postim i Ramës në Facebook një mesazh të fshehtë për situatën në Kosovë?! Kjo mbetet e paqartë, por duhet thënë se vjen vetëm një ditë pasi vetë kryeministri njoftoi se baza ajrore e Kuçovës nëpërmjet një investimi 50 milionë eurosh do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Shihni më poshtë video-mesazhin e kryeministrit: