A do ketë shpërblim për pensionistët? Rama: Nuk do t’i lëmë pa gjë, por…

1501
0

Edhe pse jemi në prag të fundvitit, qeveria nuk ka dalë ende me një vendim për shpërblimet e fundvitit.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentuese në Facebook, lidhur me shpërblimet e fundviti.

Në komentin e saj qytetarja i shkruante kryeministrit se po gëzonte 1000 veta me masat e marra ndaj tyre për të përballuar tragjedinë, por si pasojë u kishte hequr shpërblimin e fundvitit pensionistëve.

Komentit i është përgjigjur Rama, i cili shkruan se e gjitha ishte një gënjeshtër dhe se ashtu si çdo vit edhe kësaj herë pensionistët do të merrnin shpërblim, veçse me vlerë më të vogël.

“Pse xhanëm duhet folur kot dhe jo vetëm kot, po edhe keq se mirë kot, kur e mira e do të flasim me mend e me fakte? Nejse, që ta dish edhe ti tani, pensionistëve do t’u japim gjithçka mundemi në këto kushte, po pa asgjë jo, nuk do t’i lëmë në asnjë mënyrë”, shkruan Rama.