Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli diten e sotme për situatën e pandemisë në vendin tonë.
Tomini foli edhe për spitalin Covid3, ku sqaroi se më së shumti do të përdoret për pacientët të që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor.
“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini për ‘news24’.
Ndër të tjera Tomini është shprehur se kthimi në një karantinë të dytë do të jetë opsioni i fundit.
“Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.,” tha Tomini ndër të tjera.