A do behen maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet zv. ministrja Mira Rakacolli

482
0

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet.

Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket vendosjes së maskave me detyrim ligjor, zv. ministrja e Shëndetësisë zbuloi se diçka e tillë po diskutohet në  Komunitetin e Ekspertëve, pasi edhe disa vende në Evropë e kanë vendosur një masë të tillë ligjore.