Nesër kishte ditëlindjen, ky është 20-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksidentitn Durrës-Tiranë

172
0

Një i ri humbi jetën këtë fillim jave në një aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë .

Aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Shtetasi Sabri Kreka 20 vjeç, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë të përplasej rëndë e të hmbte jetën.

Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, i riu ndërroi jetë në vendngjarje., ndërsa policia vendore njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Kjo e hënë ka qenë fatale dhe për një 10-vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.