Tërmeti 3.8 ballë goditi Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra..

4437
0

Një lëkundje e fortë sizmike u regjistrua mbrëmjen e sotmë në pjesën jugore të vendit.

Sipas EMSC – European-Mediterranean Seismological Centre, tërmeti kishte mqagnitudë 3.8 ballë dhe epiqendra e tij ishte në fshatin Kuman të Fierit.

Thellësia 10 km.

Lëkundjhet u ndjenë në Vlorë, Berat, Lushnje dhe gjithë zonën përreth.

Nuk raportohen dëme, por frika e banorëve të epiqendrës ka qenë e pranishme.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42. Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km. Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.