Skip to content

Ndryshon ora, shkon 60 minuta pas, a do të jetë kjo hera e fundit?

    Këtë fundjavë ora kthehet prapa në të gjithë Evropën – por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Evropian (PE) po thonë se kjo praktikë duhet të hiqet.

    Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, në 3 të mëngjesit midis së shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2.

    Është koha për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit, i cili është vërtetuar se ka efekte negative në shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë. Ka një marrëveshje të gjerë në të gjithë spektrin politik se ndryshimi i orës duhet të përfundojë … është një masë praktike dhe popullore” tha eurodeputetja Seán Kelly në një deklaratë, së bashku me një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    Praktika e ndryshimit të orës për të përfituar nga drita natyrale e ditës daton dekada më parë dhe aktualisht është përcaktuar nga një direktivë e BE-së e vitit 2001.

    Një konsultim online mbi praktikën e kryer nga Komisioni në vitin 2018 gjeneroi një rekord prej 4.6 milionë përgjigjesh, nga të cilat 84% favorizuan heqjen e ndryshimit të orës.

    Komisioni kishte konkluduar më parë se, “ndërsa shmanget fragmentimi, shtetet anëtare janë në vendin më të mirë për të vendosur nëse duan të mbajnë orën e përhershme verore apo dimërore”.