Zbardhen EMRAT/ Ky është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë

30337
0

Ahmet dhe Salushe Kafazi 81 dhe 77 vjeç janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën nga aksidenti në Berat. Ndërsa vajza e tyre Feruze Barushi 58 vjeçe mbeti e plagosur.

Policia ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi Ahmet Kafazi 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja Salueshe Kafazi 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja Feruze, 58 vjeçe.

Si pasoje e aksidentit, çifti i bashkëshortëve humbi jetën, ndërsa mbeti e plagosur vajza e tyre. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.