Shokuese në Itali! 50-vjeçari vret nënën dhe e pranon live në televizion: Nuk e di pse e bëra

323
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar, Lorenzo Carbone, ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij në një intervistë live në televizion, vetëm 24 orë pas ngjarjes.

Carbone ishte në kërkim nga policia, dyshohej si autor i krimit, dhe gjatë kthimit në shtëpi, ai u përball me një gazetar që e priste para derës. Në transmetimin live, ai ka pranuar se ishte ai që vrau nënën e tij.

“Nuk e di pse e bëra,” tha ai, ndërsa dukej i penduar. Ai e përshkroi në detaje krimin, duke shpjeguar se e kishte mbytur me një lak, pas disa përpjekjeve të tjera.

Nënë e tij, Loretta Levrini, u gjet e vdekur nga vajza e saj rreth orës 17:00, kur shkoi për ta vizituar si çdo fundjavë. Ajo ishte në shtrat, e mbytur me lak, dhe ngjarja kishte ndodhur dukshëm gjatë mëngjesit të së dielës.

Pas rrëfimit të Carbone, gazetari njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë dhe e arrestoi atë. Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në media dhe tek publiku, duke theksuar tragjedinë e situatës.