Plane për fundjavë, sinoptikani zbulon cfarë Moti pritet ditët në vijim: Temperaturar do të rriten deri në ..

6732
0

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Ndërkohë këtë të premte pritet që të ketë një mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.

Gjithashtu gjatë ditës së shtunë temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të jenë deri në 37 gradë celsius në qytete të zonës së ulët ndërsa në zona bregdetare temperaturat do të jenë deri në 35 gradë celsius.

Sa i përket fundjavës, dita e shtunë mbetet në maksimume që shkojnë në vlera 38 gradë celsius. Qarqet me temperatura më të larta, janë Elbasani, Gjirokastra, Berati, Shkodra, Tirana. Dita e diel sjell rënie të lehtë të temperaturave të ajrit. Në qytetet e zonave malore vlerat minimale do të jenë në 17 gradë celsius, ndërsa maksimumet deri në 37 gradë celsius në orët e mesditës në qytete të zonës së ulët.

Sa i përket vendeve të rajonit ditën e sotme do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Dita e shtunë mbetet me temperatura të larta. Gjatë ditës së diel vranësirat do të jenë më të dukshme”, tha ndër të tjera ai.