Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 18-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 22 gusht.

    Policia njofton se në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

    Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.