Ditën e djeshme nga Vettingu u shkarkua gjyqtari Fatos Lulo dhe arsyeja ishte mos justifikimi i 100 mijë dollarëve që në fillim Lulo deklaroi se ia kishte dhuruar motra e tij, e cila jetonte në Amerikë.
Megjithëse ky në vetvete është një lajm i mirë, pasi në tunel duket sikur ka një dritë të zbehtë shprese se drejtësia do marrë kuptim në shtetin tonë, sërish frika mbetet tek gjykimi me dy standarde.
Në vitin 2013 ishte bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Rama u akuzua për pasuritë e shumta që nuk i justifikonte dot.
Asokohe në një intervistë për “Top Story” Linda Rama deklaronte se 100 milionët për ndërtimin e banesës gjigante në Surrel ia kishte huazuar motrës së saj.
Sokol Balla: Ndalemi tek një tjetër temë, kredia 100 milionëshe. Pyetja e formuluar është se pse nuk është deklaruar as sot origjina e 100 mln lekëve kredi që Linda ka dhënë apo marrë, pse nuk deklarohet në ILDKP?
Linda Rama përgjigjej: Unë do doja të formuloja akuzën që më është bërë atë ditë. Është thënë shprehimisht që Linda Basha ka marrë një hua pa interes 100 mln lekë nga persona anonimë me thasë, a thua unë isha personi…; kjo është akuza. Unë doja ta them qartë dhe prerë që unë në jetën time nuk kam marrë asnjëherë asnjë para borxh, nuk kam marrë asnjë hua. Unë në deklaratën time të pasurisë në 2010 kam shprehur qartë se kam lënë hua pa interes 70 mijë euro dhe këto para ja kam dhënë motrës time dhe ne tiranësit dhe të tjerë në gjithë Shqipërinë, kur japim hua diku, e japim pa interes. Nuk është e vërtetë që personi është anonim, personi ka emër mbiemër të deklaruar në deklaratën time të pasurisë, por është konfidenciale, për të mos cënuar privatësinë e personit që nuk është publik. Nuk janë 100 milion lekë, janë 70 mijë euro, që të kthyera në lekë janë 10 milionë lekë të reja. Në ILDKP kam vënë në dispozicion edhe burimin e të ardhurave të mia. Motra nuk ma ka kthyer ende borxhin dhe në momentin që do ma kthejë do të jetë tek deklaratat e mia të pasurisë
Ku i gjeti Linda Rama 100 milionë lekë për t’i dhënë hua tek “motra anonime”? Po këtu si do gjykohet, megjithëse zonja Rama nuk është gjyqtare sërish mbetet gruaja e kryeministrit dhe ka përgjegjësi për deklarimin e pasurisë, por kush e heton se si janë fituar ato para?!