Parashikimi i minutës së fundit, vjen lajmërimi urgjent për motin në fundjavë

588
0

PARASHIKIMI ME I FUNDIT SIPAS METEOALB PER MOTIN NE FUNDJAVE:

E shtuna vijon me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të përkohshme shiu në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten prezente reshjet e dëborës në zonat malore.

Vonë në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në territor.

Temperaturat ulen me 1 – 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë termike.

E diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara ndërsa pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.