Gruaja sulmohet nga peshkaqeni e më pas ndiqet deri në breg të detit, ja gjendja shëndetësore e saj (VIDEO)

474
0

Një grua u godit nga një peshkaqen në një plazh të Teksasit dhe më pas kafsha e ka ndjekur deri në breg duke ndjerë erën e gjakut.

Pamjet e një gruaje që u tërhoq në breg nga një ekip shpëtimtarësh në South Padre Island, Teksas, të enjten në mëngjes janë bërë publike këtë të premte.

Gjaku mund të shihet duke rrjedhur nga këmba e gruas dhe duke e kthyer bregun në të kuq, ndërkohë që reaguesit e parë nxitojnë të mbështjellin gjymtyrën e dëmtuar.

Gruaja ishte një nga dy personat e kafshuar në plazh në Ditën e Pavarësisë, sipas Texas Parks and Wildlife.
“Detajet në këtë moment tregojnë se dy persona janë kafshuar dhe dy persona kanë hasur në peshkaqen, por nuk janë lënduar rëndë” thuhet në deklaratë.