Pse vjehrrat duan nuse shqiptare për çunat emigrantë, habit sipërmarrësja: I duan për..

528
0

Sipërmarrësja Arba Gramo është shprehur se burrat shqiptarë që janë në emigracion dhe mamatë e tyre duan nuse shqiptare, për t’i nënshtruar.

Komentet Gramo i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se vjehrrat shqiptare duan që nusje të ketë në karakteristikat e saj bindjen ndaj burrit dhe familjes së tij.

“Duhet nusja shqiptare. Si për të gjithë në fakt është mirë kur ti do të ndash jetën me dikë që kultura e së cilës është e ngjashme me tënden. Por nuk mendoj se është kjo. Kjo më shumë ka të bëjë me disa karakteristika që meshkujt shqiptarë dhe mamatë e tyre kryesisht duan të gjejnë te një vajzë e mirë shqiptare.

E para që duhet të ketë në kulturën e saj që roli i saj është të jetë një grua kokëulur, t’i bindet burrit, pranon të rrijë gjatë me të dhe familjen e tij dhe t’i bëjë prioritet kryesor në jetën e saj, mbi veten e saj. Pra kjo do të jetë guri i çmuar le të themi në jetën e kësaj vajze”, tha Gramo.