Lajm i keq per vendin tonë/ Dalin të dhënat e Censit, çfarë u zbulua, ja sa banorë ka Shqipëria..

353
0

Kanë dalë të dhënat e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave, të cilat janë prezantuar ditën e sotme.

Sipas të dhënave të siguruara nga regjistrimi i vitit 2023, rezulton se në Shqipëri janë 2 402 113 banorë. Po ashtu rezulton se në total janë 755 mijë familje.

Popullsia ka rënë me 409 864 banorë që nga viti 2011, kur është bërë edhe regjistrimi i fundit të popullsisë.

Popullsia ka rënë 16% që nga viti 2011. Në periudhën 2001-2011 popullsia ra me 8%. Pra rënia e popullsisë thuajse është dyfishuar gjatë këtyre viteve.

Këto të dhëna i ndau Elsa Dhuli, drejtoreshë e Institutit të Statistikave.

“Ky Cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njejtën kohë, se ky Cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve”, tha Elsa Dhuli, drejtoreshë e Insitutit të Stastikave.