Shqipëria fitoi pikën e parë në këtë Europian pas barazimit me Kroacinë nafër minutave të fundit në Hamburg.
Ekipi kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit. Gjithashtu sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.
Një fitore e shqiptarëve ndaj Spanjës, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.
Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.