U godit me grushte gjatë sherrit mes të rinjve, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Greqi

335
0

I riu në foto është 20-vjeçari shqiptarë i cili humbi jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania. Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.