“Hiq dorë nga pasuria…”- Zbulohen detaje nga ndarja e Besit dhe Xhensilës. Ja si përfundoi çifti drejt divorcit..

37747
0

Marrëdhënia më e përfolur e momentit, sigurisht që është ajo mes aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Dyshja mjaft e dashur për publikun, ka konfirmuar ndarjen e tyre dhe mësohet se tashmë janë në proces gjykate.

Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.

Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes./tvora/