Gruaja shtatzënë shkon në varreza dhe kërkon emër për fëmijën e saj tek varret (VIDEO)

310
0

Një grua shtatzënë kërkon në varreza emër për fëmijën e saj dhe kjo ka shkaktuar një debat në rrjetet sociale në SHBA. Një numër i madh i përdoruesve të TikTok po diskutojnë videon e Hayley Hodge, e cila zbuloi se ajo dhe fëmijët e saj po vizitonin varrezat në kërkim të një emri të përshtatshëm për fëmijën e tyre të tretë.

“Varrezat janë vende ku mund të gjesh emrat më të bukur”, ka shkruar gruaja shtatzënë.

30-vjeçarja shihet duke ecur me fëmijët dhe bashkëshortin në varrezat Old Smithville në Karolinën e Veriut, teksa kalonte gurët e varreve me emrat e Ella, Winnie, Vienna… Më pas amerikanja pyet ndjekësit e saj nëse kanë një të preferuar. Videoja ka mbledhur më shumë se 2.5 milionë shikime, me 3500 komente, ndaj duket qartë se sa vëmendje ka shkaktuar.

Gjithashtu mendimet e përdoruesve ndryshojnë. Disa besojnë se kjo është një mënyrë për t’i nderuar të ndjerët, ndërsa të tjerë pretendojnë se është pa shije dhe joetike. 

“Për mua, varrezat nuk janë vende të frikshme, por një bibliotekë plot histori. Çdo monument përfaqëson jetën e një individi. Sipas meje, vdekja nuk është fundi. Është fillimi i një aventure të re dhe unë besoj se është parajsa”, tha Haley.

Ajo tregon se nuk e di se si do të quhet fëmija i tretë do të vizitojmë më shumë varreza derisa të kemi një listë të plotë dhe vetëm atëherë do të marrim një vendim përfundoi ajo.