“Të gjitha do sqarohen avash avash” reagon Julian Deda pas përfundimit të BBV3: Dua ta bëj të qartë se e

461
0

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, i cili u rendit në vendin e dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas përfundimit të reality show-t. Deda ka folur në reagimin e tij për eksperiencën dhe përjetimin e tij brenda shtëpisë së BBVA, duke thënë ndër të tjera se edhe pse e ka shijuar, rrugëtimi ka qenë i vështirë.

Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.

Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë  kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.

E di që unë me votat tuaja e kam fituar Big Brotherin. Dua ta bëj të qartë se e di, e di që me votat tuaja unë e kam fituar BBV, por të gjitha do sqarohen avash avash. Unë do komunikoj me ju nëpermjet punës time.

Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund.’- tha aktori në Instagram.