“Jam shqiptar”, hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali

263
0

Shqipëria do të hapë shkollë verore për të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm, Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se të gjithë ata që duan të aplikojnë në shkollën verore “JAM SHQIPTAR”, mund ta bëjnë deri në 2 qershor.

“Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare.

Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën: [email protected].

Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024”, shkruan Hasani.