Aksidenti i ministrit Ahmetaj/ Publikohet një fakt tronditës: Ishte bashkë me…

643
0

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj pak kohë më parë u përfshi në një aksident rrugor, ku mori dhe dëmtime në këmbë.

Por sot kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka zbuluar një detaj të panjohur.

Ai shkruan se, Ahmetaj ka qenë në shoqërinë e një biznesmeni që ka fituar tenderin për ndërimin e një inceneratori.

“Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, në trurin e Arben Ahmetajt ka ndodhur një mrekulli: ka filluar t’i duket vetja si ekonomist”, shkruan Spaho.

Komenti i Edmond Spahos

Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, në trurin e Arben Ahmetajt ka ndodhur një mrekulli: ka filluar t’i duket vetja si ekonomist.

Qënia ministër çfarëdo e një njeriu të nivelit të Ahmetajt do të ishte qesharake për çdo komb, por në vendin ku Kryeministër është Edi Rama, injoranca spektakolare dhe babëzia prej manjaku për të vjedhur dhe dhunuar, janë vlera. Ndaj Beni sot është ministër i financave, ekonomisë, punësimit, tregtisë, koncesioneve.

S’kishte si mos të dilte Arben Ahmetaj të mbronte PPP. Është një nder përfituesit e mëdhenj të kësaj skeme siç janë inceneratorët. Ndërtimi i 3 inceneratorëve është skema mafioze për t’i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me Arben Ahmetajn

5 mln euro nga buxheti i shtetit i ka dhene Arben Ahmetaj inceneratorit te Fierit e cila ska vendosur as nje tulle te vetme per ndertimin e tij.

Korrupsioni ne ndertimin e tre inceneratove eshte vetem hapi i pare i skemes mafioze. Hapi tjeter eshte importi i mbetjeve te Europes per te permbushur kapacitetin perpunues te inceneratoreve

Vjedhin, pastrojne para dhe mbushin Shqiperin me droge dhe plehra. Ky eshte projekti i Edi Rames dhe hajduteve te tij.

Persa i perket debatit per TVSH e biznesit te vogel, borxhit, faturave te papaguara e te tjera ceshtje te ngritura me shqetesim nga FMN, i kujtojme Benit te Vogel te Zullumeve te Medha se ai, personalisht, do te mbahet pergjegjes per kolapsin e financave te shtetit, rrenimin e ekonomise se vendit dhe shkermoqjen e ekonomise se qindra mijera familjeve shqiptare. Neser, ai nuk do mund te shpetoje duke thene se nuk i kuptonte keto gjera, se ai per anglisht ka mbaruar…