5 vite nga koha kur Michael Schumacher u fut në koma pasi pësoi një aksident të tmerrshëm në Alpet franceze, familja e tij ka një falenderim për fansat.
Menaxharja e 49-vjeçarit, Sabine Kehm, tha se familja Schumacher vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve dhe mirëkuptimin e tyre që gjendja shëndetësore e tij të mbetet një çështje private dhe jo publike.
Kehm nuk preferoi të jepte informacion sa i përket gjendjes shëndetësore aktuale të Schumacher.
“Ajo që mund të them është se familja vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve. Njerëzit e kuptojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk duhet të ndahet me publikun”, tha menaxherja e Schumacher.
Michael Schumacher u dëmtua në kokë nga aksidenti në ski dhe që prej asaj kohe nuk ka qenë në gjendje të ecë apo të flasë. Ai përplasi anën e djathtë të kokës në një shkëmb dhe ra në koma.