Çfarë po ndodh? 9-vjeçari qëllon me biçak adoleshentin në rrugë

307
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, teksa një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Raportohet se adoleshenti është qëlluar me biçak nga një 9-vjeçar, pas një konflikti mes tyre. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa i mituri u mor në pyetje në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Njoftimi i policisë:

Janë referuar materiale në Prokurori për një 9-vjeçar, pasi mesditën e djeshme, në rrugë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.