U gjetën pajetë, dy ukrainaset sulmuan farmacisten 2 ditë më parë pasi nuk u shiti..

176
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ky dy të rejat ukrainase, Antonina Kozachenko, 25-vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40-vjeçe u gjetën të vdekura.

Raportohet se ato kanë ndërruar jetë për shkak të mbidozës së ilaçeve me përmbajtje lëndësh narkotike. Ato u gjetën në apartamentin në të cilin banonin në zonën e Selvizë, që e kishin marrë me qira ditore.

Nga ana tjetër, mësohet se dy ditë më parë, ato kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax. Por farmacistja ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë. Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot. Ato po ashtu dyshohet se ushtronin prostitucion në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.