Ngjarje e rëndë, vriten me sende të forta çifti i të moshuarve, detaje

3083
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Bodrisht të Dropullit. Bëhet me dije se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tyre.

Viktimat janë shtetasit me inicialet Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, në trupin e të cilëve janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Ajo që shqetëson autoritetet është fakti se në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur thyerje të xhamave, apo dyerve, dëshmi që lë të hapur mundësinë që krim të jetë kryer nga një i njohur apo i afërm i çiftit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.