Kapi “mat” gruan me nipin e tij, burri përfundon në burg pasi e rrahu: E gjeta të mbledhur në raft..

13652
0

Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij e parë përfundoi me një fatkeqësi, pasi bashkëshortja ndërroi jetë në tragjedinë e Gërdecit. Ai u martua sërish dhe qëndroi në martesë për 16 vjet.

Zotëria shpjegon se ka dy fëmijë, një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç. Një mbrëmje u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan duke e tradhtuar me nipin e tij.

Situata degjeneroi në dhunë dhe gruaja e denoncoi për dhunë, gjë që bëri që qytetari të bëjë edhe burg.

“Në vitin 2021 zonjën unë e kam kapur në tradhti në shtëpi. Aty kanë qenë edhe fëmijët. Para se të vija në shtëpi, më binte zonja në telefon, herë pas here. U nisa drejt shtëpisë. Ky (nipi) në këtë moment, pa u afruar tek shtëpia, po vinte me biçikletë, ora 10:30, 11:00 e natës. U fsheha. E ndoqa dhe ky u fut tek shtëpia ku jetoja me bashkëshorten. Në këtë moment u ndez drita e dhomës së gjumit. Kam futur çelësin unë, u hap dera. Në momentin kur u hap dera ky zotëria ka dalë nga dhoma e gjumit dhe ka hyrë në raft. Kam hapur raftin, e kam gjetur nipin të mbledhur aty brenda në raft të rrobave. Unë përfundova në burg. Më denoncoi për dhunë dhe ma kaloi dhunë në familje”, tha denoncuesi.

Pas daljes nga burgu çifti u bashkua për dy muaj për hir të fëmijëve. Por bashkëshortja u largua drejt Italisë bashkë me vajzën e mitur, pa prokurën e të atit./tvklan.al