Pamje të frikshme – Pas goditjes 6.3 ballë, dhjetëra tërmete në pak orë trondisin këtë shtet.. (ViDEO)

769
0

Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ballë, janë regjistruar në tetë orët e fundit në Tajvan nga shërbimi i motit të ishullit.

Epiqendra ndodhet në provincën Hualien, në skajin lindor të ishullit. Aktiviteti sizmik ka qenë në rritje që nga tërmeti 7.2 ballë që goditi Tajvanin më 3 prill dhe vrau 14 njerëz.

Sipas departamentit të zjarrfikësve në Hualien, një hotel që tashmë kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 3 prillit dhe ishte evakuuar është në rrezik për t’u shembur.

Në Tajvan, tërmetet janë të zakonshme, pasi ishulli ndodhet afër pikës ku takohen dy pllaka tektonike. Në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2000 njerëz në fatkeqësinë më të keqe në historinë moderne të Tajvanit.