Tmerr në Itali! Shqiptari lidh me litar partneren brenda shtëpisë që mos të largohej! Ja cfare zbuloi policia

3737
0

Karabienierët e Firence Oltrarno kanë arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, pasi kishte dhunuar dhe lidhur partneren e tij në shtrat me litar duke e penguar të largohej, gjatë kohës që ai ishte jashtë.

Ngjarja e cila u denoncua nga vetë partnerja e shqiptarit, ka ndodhur natën mes mes 8 dhe 9 prillit.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti të zgjidhte litarin dhe të arratisej nga banesa. Në rrugë ajo gjeti ndihmë nga kalimtarët që e shoqëruan në polici.

Vitin e fundit ajo ishte dhunuar dhe herë të tjera, për shkak të xhelozisë nga ana e 31-vjeçarit.

Kur ushtarët kontrolluan shtëpinë, gjetën litarin që e reja ishte lidhur.

Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim.