Konsumoi për 30 vite rresht çdo ditë alkool, transformimi është i frikshëm

479
0

Një burrë, i cili thuajse gjatë gjithë jetës së tij ka konsumuar çdo ditë rreth 3 litra e më shumë alkool, është shndërruar në një lloj “Hulku  njerëzor”, pasi disa tumore nisën të zhvilloheshin në pjesën e sipërme të trupit të tij.

68-vjeçari i njohur vetëm si Tan, konsumonte si ujë, verë orizi, një pije alkoolike tradicionale aziatike e bërë nga orizi, për mbi 30 vite.

Ai shprehet se familjarët e lejuan të konsumonte alkool që prej moshës 13 vjeçarare dhe kur mbushi 40 vjeç, alkooli u shndërrua në pjesë të dietës së tij të përditshme.

Si pasojë e konsumit të tepër të alkoolit, burri nga qyteti i Xiangyang, në Kinën Qendrore, u diagnostikua me Madelung, një sëmundje e rrallë që shkakton rritjen e masave të mëdha tumorale në pjesën e sipërme të trupit.

Qafa e Tan u fry aq shumë saqë nisi ta bezdiste atë dhe të mos e linte të merrte frymë lirisht. Ndryshimet i vuri re për herë të parë në vitin 1997, ndërsa rritja e përmasave të qafës mori zhvillim të tmerrshëm në vitin 2011.

Tashmë mjekët kanë vendosur t’i bëjnë një operacion Tan dhe t’i heqin tumoret, por ata shprehen se nëse burri nis të konsumojë sërish alkool, atëherë problemet do t’i rishfaqen.

Xiao Xuping, mjek në spitalin “Hunan Provincial People’s Hospital”, tha:

Janë vetëm 400 raste në të gjithë botën me këtë sëmundje. 200 prej tyre kanë qenë në Kinë”.

Sëmundja Madelung ka të bëjë me çrregullimin e yndyrnave në metabolizëm, çka çon në grumbullimin e depozitave yndyrore në zonën e qafës dhe shpatullave.

Meshkujt në moshë të rritur janë më të prekur, edhe pse femrat që ndoshta nuk konsumojnë alkool, nuk i shmangen rrezikut