Rikthehet ora legale, akrepat levizin 60 minuta para

529
0

Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars.

Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të së dielës, kur hyn në fuqi ora verore: do të jemi në gjendje të shijojmë një orë më shumë dritë, por të humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund të na mungojë në ditët e para.

Qellim është kursimi i energjisë, si për të kompensuar disa shqetësime, të cilat janë të pashmangshme derisa të mësohemi me “zonën kohore” të re.

Koha diellore do të rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, kur natën midis të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor do të kthejmë orët pas, duke rikuperuar orën që na ishte hequr në fillim të verës. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.