Skip to content

Cfarë po ndodh? Avionë luftarakë shfaqen mbi Athinë, grekët “mbajnë frymën”

    Duhet të ishte një mesditë e zakonshme, por Athina ka mbajtur frymën ditën e sotme, ndërkohë që dhjetëra avionë luftarakë u shfaqën mbi kryeqytetin grek.
    Duke u nisur nga tensionet me Ankaranë dhe faktin se anijet turke po mbajnë stërvitje masive në Egje, shumica e qytetarëve menduan se Erdogan kishte dërguar avionë mbi kryeqytet.

    Ndërkohë që numri i madh i avionëve luftarakë ishte duke fluturuar mbi Athinë, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek banorët, shumë njerëz u shprehën të alarmuar në rrjetet sociale.

    Megjithatë, Ministria greke e Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për një stërvitje dhe nuk ka ndonjë rrezik.

    Pesë aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore helene fluturuan përmes qiellit, duke u stërvitur për Ditën e Pavarësisë së Greqisë, më 25 mars.

    Bëhet fjalë për dy avionë luftarakë “Mirage 2000”, një avion “F-16” dhe dy “F-4 Phantom”.