‘Ju lutem mos më prekni më’! Rama prek në faqe gazetaren që e pyet për Portin e Durrësit (VIDEO)

274
0

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje. Teksa gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se ‘Injoranca nuk ka argument’.

Po ashtu në këto momente, Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në faqe gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.

Replikat mes tyre:

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat? Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)

Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!