Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e nodhur në Itali, ku dy të rinj shqiptarë ndëruan jetë nën jë aksident.
Mësohet se një nga viktimat është 23-vjeçari Marin Kola, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në Itali, pasi jetonte në Lezhë.
I riu së bashku me dy shokë të tij ishin duke udhëtuar me makinën tip “BMW” e zezë, e cila ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.