Vidhnin energjinë elektrike per te rritur kanabis, kapen dy të rinj shqiptarë në Itali

1894
0

Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 19 vjeç u arrestuan nga policia italiane të akuzuar për prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi, e po ashtu të akuzuar edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Në Cascina Cascinazza di Cozzo (Pavia), një komunë në Lomellina, ata kishin përshtatur disa dhoma si serra për të kultivuar kanabisi, ku në këtë ambient janë gjetur 300 bimë të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes, me peshë totale 720 kilogramë.

Për të siguruar energjinë eklektike që u nevojitej, ata kishin krijuar një lidhje të paligjshme me energjinë elektrike, me një përllogaritje ditore prej 150 kW energji elektrike.