Aksident i rëndë në Durrës/ Makina bëhet copash, shoferi ende brenda, 3 të rinj dërgohen në spital (VIDEO)

681
0

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Mësohet se një makinë me shpejtësi është përplasur me një shtyllë afër një karburanti. Po ashtu, bëhet me dije se 4 persona janë nisur drejt spitalit ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

‘Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.