Një djalë 15-vjeçar me autizëm u qëllua dhe u vra nga një oficer policie në Kaliforni, SHBA, pasi i mituri e sulmoi me një mjet kopshti. Ngjarja u dokumentua nga kamera në trup e policit. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite.
Gjithçka filloi kur policia e San Bernardino mori një telefonatë për një incident në familje në zonën e Luginës së Apple. Sipas denoncimit, 15-vjeçari Ryan Gainer kishte sulmuar motrën e tij duke thyer xhamat dhe dyert e shtëpisë.
Në video shihet i mituri duke dalë nga shtëpia duke mbajtur në duar mjetin “i cili kishte një tehe të mprehtë” dhe duke lëvizur kërcënues drejt oficerit të policisë i cili dëgjohet duke i bërtitur “tërhiqu, ose unë do të të qëlloj”.
Sipas policisë, “Gainer e ndoqi oficerin për ta pa asnjë provokim nga oficeri me uniformë.”.
Më në fund polici ka qëlluar mbi 15-vjeçarin duke e plagosur për vdekje dhe i mituri ka dhënë frymën e fundit në spital ku është dërguar i plagosur rëndë. Shefi i policisë, teksa sqaroi ngjarjen e quajti aktin e tij “të tmerrshëm në nivel njerëzor”.