Italia ‘fundos’ biznesmenin shqiptar. I sekuestron prona me vlerë 4.5 milionë euro (EMRI)

7507
0

Autoritetet italiane i kanë sekuestruar disa pasuri biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, biznesmenit 53-vjeçar, i cili jeton në Itali, i është sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara, që tashmë do ti kalojnë shtetit italian, përfshijnë një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, si dhe aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore. Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një standard të lartë jetese, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore.

Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin.