Ndërtojnë vila por jetojnë veç dy pleq të shkretë që i kanë lënë vetëm, aktori i përlotur për emigracionin: Për çfarë ju duhet..

190
0

Bes Kallaku ka folur mbi emigracionin e shqiptarëve në botë. Ai është shprehur se Shqipërisë i ka ikur pasuria më e madhe, që është rinia.

Sipas Kallakut, ata lënë pas prindërit e moshuar, të cilët të vetmuar mundohen të kursejnë sa më shumë, për të mos harxhuar djersën e fëmijëve.

“Shqiptarët kanë filluar të ikin dhe duam të flasim me dikë, por s’kemi me kë të flasim. Sepse ata miq që i kemi pasur dje, sot nuk janë më. Kanë lënë Shqipërinë. Dalëngadalë, po kuptojmë që po na ikën gjithçka për të cilën kemi jetuar. Nuk është mosha ajo që po na ikën, por po na ikën rinia. Janë shqiptarët ata që po lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë. Ata investohen jashtë shtetit dhe çfarë bëjnë? Vijnë ndërtojnë vila, shtëpi me shumë kate, që duhet të kenë plot njerëz brenda. Por në fakt, nuk ka plot njerëz brenda, aty janë vetëm dy persona, dy pleq, mama dhe baba.

Kanë shumë dhoma nëpër shtëpira, po për çfarë i duhet? Sepse ata pleqtë e shkretë, por për çfarë i duhet se ata pleqtë e shkretë rrinë vetëm në njërën dhomë, ajo dhoma me atë sobën aty. Ata kanë frigorifera, por pleqtë e shkretë nuk kanë me çfarë t’i mbushin sepse mjaftohen me atë ushqimin e tyre. Kanë makina që nuk i lëvizin, sepse pazarin e bëjnë aty ngjitur te marketi i lagjes. Normalisht, kanë edhe lavatriçe, por prindërit ose ata dy pleqtë e shkretë, ata nuk duan të përdorin lavatriçe sepse ata edhe rrobat që kanë preferojnë t’i lajnë me dorë. ‘Na dhimbsen lekët e kalamanjëve re të keqen nona’, kështu do thoshte.

Edhe ajo që i mungon prindërve tuaj, nuk është luksi, por jeni ju. Jeni ju që ikët për të na bërë të pasur, por në fakt na latë të varfër dhe në fakt emigrimi ju ka bërë të ftohtë, të akulltë dhe kjo është gjë më se normale, sepse jeni mësuar me vendin ku jetoni ose aty ku rrini dhe ne në fakt jemi fajtor pa pasur faj, se nuk mundemi t’i mbajmë fëmijët tanë në Shqipëri.

Edhe nuk mundemi që duke i mbajtur këtu në Shqipëri, ata dy pleqtë e shkretë, nëna bashkë me babain të çohen natën, të hapin derën e dhomës ku fle fëmija i tyre, ta shohin nëse është zbuluar ose jo, po fle apo jo, nëse është zbuluar ta marri batanijen dhe t’ja hedhi krahëve. Nuk ka pasuri më të madhe sesa prindi të ndjejë aromën e fëmijës së tij, përqafimin e fëmijës së tij dhe kaq mjafton për një prind, sepse ky është thesari më i madh për ta”,tha ndër të tjera Bes Kallaku