Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë: Jam i lumtur që jam në vendin e Shqiponjave!

222
0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë.

Gjatë fjalë së tij ai tha se ishte i lumtur që gjendet në vendin e Shqiponjave, teksa tha se ishte tepër mirënjohës  për këtë mikpritje.

Blinken falënderoi të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane, Davis Winsner, për arritjen e programeve edukative shkëmbyese duke thënë se kanë forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.

Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.

Këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë”, tha Blinken.