Ndryshon Moti gjatë fundjavës, por ja cfare pritet në fillim të javës së ardhshme, meteorologu Osmani: Reshje shiu në..

462
0

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar parashikimin se si pritet të jetë moti gjatë fundjavës dhe në fillimin e javës së ardhshme. Meteorologu tha se gjatë fudjavës pritet të kemi temperatura të larta deri në 21 gradë celcius. Ndërsa gjatë ditëve të para të javës së ardhshme do të kemi mot të paqendrueshëm dhe reshje shiu të pakëta.

Hakil Osmani: Sot kemi temperatura të larta. Maksimume të cilat në rang territori do të ngjiten në 21 gradë celcius. Sa i përket kushteve atmosferike do të kemi kthjellime deri në orët e pasdites, por më pas do të kemi shtim të vranësirave. Vranësirat pritet të jenë më prezente pjesën e parë të paradites, ndërsa gjatë pasdites do të kemi edhe reshje. Dita e shtunë do të sjellë temperatura të larta deri në 23 gradë celcius. Dita e diel mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, e reshje shiu të herë pas hershme.

Pritet të kemi edhe rebeshe shiu. Pasditja e së dielës sjell një rënie temepraturash deri në 19 gradë celcius.

Nga mbrëmja e sotme edhe gjatë fundjavës do të kemi situatë problematike për shkak të erës e cila do të arrijë në 75 klm/h. kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë deri në 7 ballë.

Fillim java mbetet nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë më të pakta, por do të jenë prezente. Ndërsa në zonat malore do të kemi dhe reshje bore. Do të kemi dhe një rënie temperaturash. Maksimumet pritet të jenë rreth vlerë 16 gardë celclus. Për Shën Valentin do të kemi vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu por nuk besoj se do të jenë problematike.