Këto janë kompanitë që punësojnë shumicën e shqiptarëve

478
0

Në përgjithësi, shumica e sektorëve në Shqipëri kanë ulur numrin e të punësuarve. Duke nisur me bankat dhe telekomunikacionet, e deri tek call center-ët. Kjo ulje e forcës puntore s’mund të jetë kurrsesi lajm i mirë për ekonominë apo për të papunësuarit.

Sidoqoftë, kthejmë sytë nga lajmi i mirë, ose neutral të paktën. Monitor studioi të dhënat e 2016-s dhe përpiloi një listë me 100 punëdhënësit më të mëdhenjnë vend. Për lehtësi, këtu po flasim vetëm për dhjetë të parët në listë.

1. OSHEE, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike mbetet e para me 6400 punojës.

2. Intercom Data Service (IDS), call center më i madh në vend me 2600 punonjës.

3. Posta Shqiptare, një tjetër kompani shtetërore punëson thuajse 2600 persona.

4. Albpetrol, kompania shtetërore e prodhimit të naftës punësonte 2300 njerëz. Këtë vit, Albpetrol do të shpërbëhet për t’u ristrukturuar.

5. Albania Marketing Service, një tjetër call center, punësonte 2000 njerëz në 2016-n.

6. Albaco Shoes, prodhues këpucësh, kishte afërsisht 2000 të punësuar.

7. Albacall, call centeri i tretë në këtë listë, punësonte 1700 njerëz.

8. Lotto Sport, subjekt në fushën e lojërave të fatit, dyfishoi punonjësit në 2016-n, duke kapur 1400 të punësuar.

19. Raiffeisen Bank, ndër bankat më të mëdha në vend, deklaroi 1250 të punësuar.