Gazetari e pyet “Çfarë të bën të mendosh se do drejtosh vendin në 2025”, Basha habit me përgjigjen

283
0

Kryetari i Partisë së Vulës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku është pyetur se çfarë e bën atë të mendojë se mund të marrë drejtimin e vendit pas vitit 2025.

Duke iu përmendur se ai vetë ka qenë në disa poste të rëndësishme në ministri, në bashkinë e Tiranës, por edhe në krye të opozitës por edhe dështmieve të shumëta në zgjedhje, atij i është kërkuar se përse beson te fitorja.

Basha refuzoi të argumentonte gjatë, duke u përgjigjur vetëm “mendja dhe koshienca ime”.

Thatë që jeni kundër politikës së vjetër, keni qenë për më shumë se 6 vjet poste ministrore, keni drejtuar bashkinë e Tiranës, opozitën për 10 vite. Të gjitha këto të dhëna, po të shohësh përreth rajonit janë ndryshuar disa liderë opozite, kryeministra etj. Çfarë ju bën të mendoni se pas kaq shumë postesh dhe shumë dështimesh, jeni ende një politikan i ri që mund të drejtoni pas zgjedhjeve të 2025-ës.

Basha: Mendja dhe koshienca ime. Kjo është përgjigja.