Deklarata e Naim Murselit para gjykatës, del një pistë tjetër për vrasjen e Liridonës

450
0

Një ndër të akuzuarit për vrasjen e Liridonës është dhe bashkëshorti i tij Naim Murseli , si porositës i ekzekutimit të saj.

Ai është pyetur disa orë nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësisht tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media. Sipas gazetarit Vebhar Isufi në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, Naimi ka mohuar të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër media, duke i konsideruar të pavërteta. Sipas gazetarit, çështja e vrasjes së Liridonës po hetohet nga autoritetet suedeze, amerikane dhe kosovare, ku kanë rikthyer dhe biseda në telefon, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Liridonës. Sipas këtij të fundit do dalin para gjykatës edhe të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë krim.“Ai ka mohuar të gjitha deklaratat, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar nëpër media apo Youtube. Siç ka thënë avokatja e tij, ai ka deklaruar se janë të pavërteta dhe nuk qëndron asnjë gjë se çfarë raportojnë mediat kosovare dhe ato në Shqipëri. Kemi pasur reagime edhe nga familjarët e Liridonës të cilët vazhdimisht kërkojnë që të vihet drejtësi dhe kryerësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar dhe askush të mos përzihet në këtë proces. Ndërsa hetimet janë ende duke vazhduar, në ditën kur ka dalë para trupit gjykues Naim Murseli ka qenë edhe i dyshuari tjetër për vrasjen e rëndë, një pjesëtar i forcës së sigurisë së Kosovës. Siç ka thënë avokatja e Naim Murselit, ai mohuar çdo akuza dhe çdo hetim është duke shkuar në rrugën e duhur, siç kam diskutuar dhe me familjarët, nuk tolerojnë që të ketë ndonjë