Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe 3 vajzat pas një sherri

1249
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, Shtetet e Bashkuara, ku babai 63 -vjeçar i pesë fëmijëve akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe donte vetëm para.

63 -vjeçari qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare dhe vajzat brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasjes së katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe po flinte.

Autori, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht për mënyrën se si mund t’i siguronte ato.

Para vrasjes ai ka qenë duke u zënë me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar po flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve, më shumë se një herë ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme.

Më pas babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit.

Pas të shtënave, autori thirri policinë për të raportuar se gruaja e tij ishte qëlluar, por nuk dha detaje të tjera.

Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai tregoi me gisht për në bodrum.

Policia më pas e pyeti ate nëse dikush tjetër ishte qëlluar dhe ai u përgjigj se kishte katër viktima.

Familjarët e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat e tij dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasjen e tyre.

“Ai nuk e linte gruan të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri