Skip to content

Nëse e keni parë këtë person, njoftoni direkt policinë (FOTO)

    Një person që ishte i shtruar në Spitalin Psikiatrik, ditën e sotme është larguar nga ky institucion.

    Policia e Vlorës bën me dije se kanë qenë familjarët e 30-vjeçarit, të cilët kanë shkuar në policia dhe kanë denoncuar largimin e tij nga spitali.

    Strukturat Policore kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen e Edmond Durmishi dhe rikthimin e tij në spital.

    Policia gjithashtu kërkon ndihmën e qytetarëve që në rast se e shohin dhe e njohin 30 vjeçarin menjëherë të kontaktojnë në numrin e telefonit 129.