BOMBA E DITËS/ Kush janë 50 zyrtarët e lartë që arrestohen këtë javë

814
0

Arrestimet e djeshme në Lezhë, duket sikur kanë ringritur edhe njëherë furtunën në politikën shqiptare.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rrëfyer se priten të tjera arrestime shumë të rëndëishme.

“Janë mbi 50 urdhër arreste të firmosur nga gjykata për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë në zonën bregdetare në jug të Shqipërisë që priten të ekzekutohen neser ( sot)”.- tha ai i ftuar në RTSH.

Edhe Drejtori i Aluiznit, Artan Lame i ftuar deklaroi se “arrestimet e fundit në Spille dhe Lezhë tregojnë dështimin e shtetit shqiptar. Nëse ky operacion do të kishte filluar më pare, pasojat sociale dhe ekonomike do ishin më të vogla.

Ligji 7501 duhet ta kishte përmbyllur misionin e tij në vitin 1995, ndërsa Republika e Shqipërisë ka vijuar me këtë ligj për token deri në vitin 2017, një absurditet, duke krijuar shtigje të cilat e kanë rënduar gjithnjë e më shumë çështjen e pronës në Shqipëri, veçanërisht në zonën bregdetare”-tha ai. http://www.albeu.com/shqiperi/bomba-e-dites-kush-jane-50-zyrtaret-e-larte-qe-arrestohen-kete-jave/382190/