Prej 31 vitesh në qytetin e Fierit, italiani: Ndjehem më shumë shqiptar se italian (VIDEO)

285
0

Angelo Scudero me origjine nga jugu i Italise ( Catania , Sicilia) eshte italiani i ardhur ne vitin 1993 ne Shqiperi dhe e ka nisur fillimisht aktivitetin e tij me importin e pjeseve te kembimit per automjete dhe me pas ka ngritur servisin e tij ne Fier ne lyerjen e automjeteve .

Angelo ka treguar se rrugetimi drejt shqiperise nisi si nje aventure por me pas duke njohur tregun dhe mikpritjen shqiptare vendosi te qendroj ne Shqiperi ne Fier madje duke krijuar edhe familjen e tij me nje shqiptare dhe sot ka dy femije.Angelo ka treguar se edhe femijet e tij kane zgjedhur te studiojne ne shqiperi dhe jo ne itali duke treguar ndjenjen e forte te dashurise per kete vend.


Ai eshte shprehur se ndjehet i kenaqur me punen dhe klientet dhe kjo i ka dhene siguri per te vijuar aktivitetin e tij ne te ardhmen. Angelo ka treguar gjithashtu se nuk eshte i vetmi italian ne kete qytet historia e tij ka bere per vete edhe miq te tij jo vetem te vizitojne por edhe te qendrojne dhe punojne ne Fier