“Beni kujdes, do ju merret karta e ID” Gjobat edhe per kembesoret, ja si do funksionojë..

9565
0

Ditët e para të vitit 2024 kanë nisur kryesisht në Tiranë me ndëshkimin me gjobë deri në 1 mijë lekë të këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos kalimin në vijat e bardha apo dritën e kuqe të semaforit të kuq. Qytetarët që nuk respektojnë semaforin apo kalimin në vijat e bardha tashmë ndëshkohen me 1 mijë lekë.

Gerhard Baka, specialist i trafikut urban në Policinë Rrugore Tiranë ka shpjeguar në “Shqipëria LIVE” se si do të funskionojë kjo procedurë. Ai tha se kur qytetarët që  kapen duke kryer shkelje, gjobiten dhe u merret karta identitetit. Dokumenti identifikues u rikthehet në momentin që kryhet shlyerja e gjobës. Në rastet kur këmbësorët nuk kanë me vete një dokument identifikues, ato shoqërohen në komisariat.

Në rrugët e kryeqytetit konstatohet se shkeljet e kryera nga këmbësoret janë të shumta. Referuar shifrave zyrtare gjatë vitit 2023, në 15% të rasteve aksidentet ndodhën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Për policinë rrugore, qëllimi është që me anë të gjobitjes, qytetarët të ndërgjegjësohen dhe në këtë mënyrë të parandalohen aksidentet rrugore.

“Gjoba mund të paguhet në çdo pikë të postës. Qytetarit që ka kryer shkeljen i merret karta e identitetit, nga e cila i merren të dhënat dhe plotësohet procesverbali. Më pas, me këtë procesverbal, qytetari duhet të shkojë për të paguar gjobën. Karta e identitetit i mbahet deri në momenti nqë paguhet gjoba. Në rast se qytetari nuk ka mjet identifikimi me vete, atëherë do të shoqërohet për në komisariat ku do të bëhet verifikimi i të dhënave dhe më pas qytetari do tël idhet i lirë. Masa e gjobës për këmbësorët do të jetë 1000 lekë të reja.”- tha ai.